Nafiu: Besoj fuqishëm se nga Struga do rikthehemi me 3 pikë

Shkëndija ka kapur rimtin, ndërsa bashkë me të edhe Valmir Nafiu, i cili në ndeshjen e javës së kaluar kundër Skopjes në Shkup gjeti golin e parë të këtij sezoni.

Ky gol si duket ka shtuar vetëbesimin te vetë Nafiu, i cili në një prononcim për faqen zyrtare te klubit tetovar, thotë se beson edhe në një fitore të rradhës së Shkëndijës, skuadër kjo që në 6 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe atë të Kupës kundër Kit Go, ka regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime.

“Jemi të vetëdijshëm se në Strugë na pret një ndeshje shumë e vështirë sepse Struga luan mjaft mirë, posaçërisht kur luan si vendas. Por ne jemi rikthyer te fitoret dhe kemi shënuar dy fitore rradhazi në terren mysafir, prandaj besoj fuqishëm që nga Struga do të kthehemi me tre pikë” – ka thënë Valmir Nafiu. (infOSport.mk)

Leave a Reply