Emir Skenderi golin ndaj Shkëndijës i’a dedikoi xhaxhait të tij të ndjerë (VIDEO)

Emir Skenderi ka vazhduar me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Struga Trim Lum, skuadër kjo që sot barazoi 1:1 me Shkëndijën e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht Skenderi ishte autori i golit për Struga Trim Lum, kur në minutën e 11-të shfrytëzoi pakujdesinë në mbrojtjen e Shkëndijës dhe nga afërsia shënoi për 1:0.

Ky gol solli gëzim në mesin e futbollistëve strugan, ndërsa te vetë Skenderi, përveç gëzimit solli edhe lotë, kjo pasi këtë gol i’a dedikoi xhaxhait të tij të ndjerë, i cili ditë më parë humbi jetën nga stresi, pasi hajnat i kishin plaçkitur barnatoren në lagjen Xhon Kendedi të Shkupit.

Ndryshe ishte ky goli i katërt për Emir Skenderin në 8 xhiro, pas atyre ndaj Akademia Pandev, Pelisterit dhe Tikveshit. (infOSport.mk)

Leave a Reply