Barcelona rikthehet te fitorja, Ansu Fati rikthehet me gol (VIDEO)

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, pas dy barazimeve rradhazi. Skuada “katalunase” triumfoi 3:0 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të, dhe tashmë ngjitet në kuotën e 12 pikëve.

Barcelona çështjen e fitores e zgjodhi që në 15 minutëshin e parë, falë dyshes holandeze, Depaj-Luk de Jong.

Ishte Depaj që hapi serinë e golave në minutën e 6-të, ndërkohë në të 14-tën, de Jong dyfishoi shifrat në favor të skukadrës së tij. Në fundin e ndeshjes do të kishte kohë dhe për Ansu Fatin, i cili u rikthye me gol pas një dëmtimi që e mbante jashtë fushave prej disa muajsh.

Barcelona tashmë me 12 pikë renditet në pozitën e 6-të, mirëpo vlen të theksohet se “katalunasit” kanë edhe një ndeshje më pak. Ndryshe Reali i Madridit me 17 pikë kryeson renditjen në La Liga.  (infOSport.mk)

Leave a Reply