Ish futbollisti i Shkëndijës i shënon sërish Mariborit në Slloveni

Ish futbollisti i Shkëndijës, Zeni Husmani i ka mohuar fitoren skuadrës së njohur sllovene, Maribor, në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të në Ligën e Parë, duke shënuar golin e barazimit për Domzhalen e tij, 3 minuta para fundit të takimit, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Maribori kishte avantazh prej 3:1, në fund duheshe të pajtohet vetëm me barazimin 3:3 nga udhëtimi kundër Domzhales, te e cila skuadër Zeni Husmani u transferua pikërisht nga Shkëndija janarin e vitit 2020.

Një gol tjetër për  Domzhale realizoi ish futbollisti i Vardarit, Senad Ibriçiç, derisa golin e parë e realizoi Aliç. Në anën tjetër të saktë për Mariborin dolën të jenë Vrhovec, Zugelj dhe Mudrinski.

Ndryshe ishte ky goli i dytë për Zeni Husmanin këtë edicion në elitën e futbollit slloven, teksa edhe golin e parë e kishte realizuar pikërisht ndaj Mariborit që në xhiron e parë, kur Domzhale e tij në transfertë kishte pësuar disfatë 3:1. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply