Ndodhi edhe kjo, Fenerbahçe këstin e fundit për Mihajll Zajc e dërgon në llogari të gabuar!

Miha Zajc ka përfunduar në mes të një historie qesharake, jo për fajin e tij. Mesfushori slloven, i cili është pjesë e Fenerbahçe në Turqi, u transferua para dy vitesh për 3.9 milion euro, ndërkohë që turqit kanë bërë një gabim së fundmi.

Shumë mund të mendojnë se është një film komik, kemi të bëjmë me një ngjarje të vërtetë. Fenerbahçe kishte edhe një këst për të shlyer për Zajc dhe gabimisht paratë i transferoi në llogarinë e një tregtari në Holandë dhe jo tek Empoli.

Ngjarja ndodhi në shtator të vitit t shkuar, kur gjiganti turk bëri një transfertë bankare me rreth 831 mijë euro drejt një shitësi makinash në Holand, në vend që t’ia kalonte kompanisë së presidentit Corso.

Fenerbahçe e kuptoi gabimin e bërë në muajin tetor, kur Empoli bëri një kërkesë për shlyerjen e këstit. Klubi turk u vu në një pozicion të vështirë, pasi kompania holandeze refuzoi rimbursimin e shumës që kishin marr gabimisht.

Fenerbahçe më pas iu drejtua gjykatës dhe më 4 gusht 2021, gjykata e Gelderland urdhëroi kompaninë t’i kthente klubit turk shumën e derdhur gabimisht në llogarinë e tyre gabimisht. Tashmë paratë janë në drejtim të verdhezinjve dhe çështja po zgjidhet.

Leave a Reply