Luis Enrike shpalli listën, sërish nuk fton asnjë futbollistë të Realit!

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrike ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për “Ligën e Kombeve”.

Ashtu si në EURO 2020, Enrike nuk ka thirrur asnjë futbollistë të Real Madridit për ndeshjen gjysmëfinale me Italinë.

Kjo ndeshje në program është me datë 6 tetor, ndërsa vetëm një ditë më vonë do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë midis Belgjikës dhe Francës.

Më poshtë keni edhe listën e plotë të futbollistëve të kombëtares së Spanjës:
Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez, David de Gea
Mbrojtës: Cesar Azpilicueta, Pedro Porro, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez, Pau Torres, Sergio Reguilon dhe Marcos Alonso.
Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri Hernandez, Pedri Gonzalez, Mikel Merino, Koke dhe Gavi.
Sulmues: Ferran Torres, Pablo Sarabia, Mikel Oyarzabal, Pablo Fornals, Marcos Llorente dhe Yeremi Pino.

Leave a Reply