Flamuri shqiptarë sonte prezent edhe në Vaduz në ndeshjen Lihtenshtejn-Maqedoni (VIDEO)

Pasi ia doli të marrë pjesë për herë të parë në histori në një Kampionat Europian, Maqedonia e Veriut tashmë ka”oreks” për një tjetër kompeticion madhor siç është Botërori “Qatar 2022”, dhe po luan shanset e saj që të sigurojë të paktën vendin e dytë në grupin “J”.

Sonte në Vaduz, Maqedonia mundi Lihtenshtejnin me shifrat 4:0, ndërsa goli i dytë mban firmën e futbollistit shqiptarë, Ezgjan Alioski. Ky i fundit doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, të cilën e kishte përfituar Arijan Ademi.

Që të dy luajtën titullarë, duke luajtur deri në minutën e 70-të, ndërsa në të 76-tën në lojë u inkuadrua Erdal Rakip, i cili debutoi me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, pasi kjo e fundit bindi të njëjtin për të veshur fanellën “verdhekuq”, edhe pse për shërbimet e tij interesohej edhe Shqipëria.

Në shkallët e stadiumit “RheinPark” të Vaduzit sonte nuk mungoi as flamuri shqiptar.

Në videon e mëposhtme dallohet qartë flamuri kuqezi, mbi të cilin është stampuar edhe një foto e flamurit “Autochtonous”, i shpalosur nga fansat shqiptarë në stadiumin e Vaduzit, një qytet shumë pranë Zvicrës, aty ku jetojnë shumë shqiptarë nga Maqedonia, por edhe nga trojet tjera shqiptare.

Leave a Reply