Fatos Beqiraj “dopietë” në fitoren e Malit të Zi (VIDEO)

Fatos Beqiraj iu bashkua Ezgjan Alioskit nga futbollistët shqiptarë që shënuan sonte në ndeshjet eliminatore, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Beqiraj shënoi dy gola në fitoren e Malit të Zi 3:0 ndaj Gjibraltarit në transfertë, duke ringjallur shpresat e malazezëve për pozitën e dytë në grupin “G”.

Mali i Zi pas 7 xhirove renditet në pozitën e katërt me 11 pikë, 3 më pak se Norvegjia e vendit të dytë dhe një më pak se Turqia e vendit të tretë.

Turqia dhe Norvegjia barazuan 1:1 sonte në Stamboll, derisa Holanda e vendit të parë (16 pikë) mundi Letoninë në transfertë me rezultat minimal 1:0.

Leave a Reply