Laporta në janar kërkon të transferojë dy yjet e Serie A

Një fillim jo i mbarë i Barcelonës këtë sezon ka bërë që “katalunasit” të kthejnë sytë kah merkatoja e janarit për të përforcuar urgjentisht skuadrën.

Drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë zgjedhur dy emra potencial, të cilët priten të transferohen nga Joan Laporta.

Reparti i mesfushës është ai që ka nevojë për intervenim të menjëhershëm.

Kësisoj “katalunasit” i kanë vënë syrin dyshes së futbollistëve nga skuadrat milaneze, Frank Kessie të Milanit dhe Marcel Brozoviç të Interit.

Që të dy futbollistët ende nuk kanë rinovuar me skuadrat milaneze dhe pritet që të transferohen për një shifër më të ulët, ose në të kundërtën Milani dhe Interi pritet që ti humbasin ata verën e ardhshme me parametra 0.

Leave a Reply