UEFA cakton arbitrin e finales së Kombeve, Francë-Itali

Pas fitores dramatike ndaj Belgjikës me rezultatin 2:3, Franca siguroi kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve, ku do të luaj me Spanjën.

Finalja e madhe do të zhvillohet me 10 tetor (e diel) në stadiumin e Milanit, në “San Siro”.

UEFA, tashmë ka përzgjedhur arbitrët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Kjo përballje i është besuar anglezit Anthony Taylor, i cili do të asistohet nga bashkëpatriotët e tij, Gary Besëick dhe Adam Nunn, derisa arbitër i katërt do të jetë, Craig Paëson.

Fituesi i kompeticionit të Ligës së Kombeve do të fitojë një shumë prej 10 milionë eurove.

Leave a Reply