Gjimshiti do ti mungojë Shqipërisë edhe në ndeshjet e nëntorit!

Berat Gjimshiti ishte i pafat mbrëmjen e djeshme pas atij dëmtimi të pësuar në minutuën e 26-të, kur ishte i detyriar që të largohet me ndihmën e barrelës.

Një përplasje aksidentale bashkë edhe me shokët e skuadrës, portierin Berisha dhe mbrojtësin Ismajli, i kushtoi mbrojtësit të Atalantas me një frakturë të rëndë në krahun e majtë.

Sipas raportimeve të fundit, Gjimshiti do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje në krahun e tij dhe me shumë gjasa do të qendrojë larg fushave për të paktën një muaj. Një periudhë kjo që i heq nga duart 5 ndeshje kampionati, por edhe dy përballje tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ato kundër Mançester Junajtedit të Kristiano Ronaldos.

Rekuperimi i tij do të përkojë me kohën kur Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës në grupin I. Pas Polonisë, duket se Gjimshiti humb edhe sfidat me Anglinë dhe Andorrën. Edhe në rast rekuperimi në kohë, mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë një alternativë për Rejan, duke qenë se do të qendrojë për një muaj pushim dhe forma e tij nuk do të jetë e duhura.

Leave a Reply