Frmacionet zyrtare, Maqedoni-Gjermani

Atë që e parlajmëruam më herët, edhe po ndodh. Maqedonia kundër Gjermanisë do të luaj me Adis Jahoviq në sulm, ndërsa vendin e Trajkovskit në krahë të sulmit do ta zë Elif Elmas, shkruan “infOSport.mk”.

Kështu, përveç Elmas dhe Jahoviç, një tjetër që do të luaj në vijën sulmuese është edhe Çurlinov, ndërsa Ademi bashkë me Nikollov dhe Kostadinov do të veprojë në mesfushë.

Katërshen mbrojtëse para portierit Dimitrievski do ta përbëjnë Alioski dhe Ristovski në krahë, si dhe Musliu dhe Velkovski në qendër.

Mjaft ofenziv është edhe formacioni i kombëtares gjermane, që do të kërkojë golin me Timo Verner, sulmuesin e Çelzit, i cili në prapavi do të ketë ndihmën e bashkëlojtarit të tij te skuadra angleze, Havertz si dhe dyshes së Bajernit të Munihut, Myler – Gnabri.

Mesfushën do ta kontrollojnë dyshja Kimih-Goretzka, ndërsa në mbrojtje para portierit Manuel Nojer do të qëndrojnë Klosterman, Shule, Kehrer dhe Raum.

Ndeshja Maqedoni-Gjermani, starton në ora 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply