Plas tek Juventusi, ylli i skuadrës dëshiron transferimin te Interi!

Situatë e pakëndshme brenda skuadrës së Masimiliano Allegrit ku njëri nga futbollistët e tij tashmë edhe hapur ka shprehur dëshirën për një transferim tek rivalët e Interit.

Mungesa e minutave në fushën e blertë ka bërë që ai të jetë i pakënaqur prej teknikut Allegri, gjë që ka sjellur situatën në këtë pikë.

Bëhet fjalë për Dejan Kulushevskin, i cili nuk është në planet e teknikut të “Biankonerëve”.

Një dëshirë e tillë e futbollistit ka alarmuar drejtuesit e skuadrës së Zonjës së Vjetër të cilët nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë ta lejojnë transferimin e tij tek rivalët direkt për titull.

Kjo edhe për faktin që Kulushevski është një futbollist tejet i talentuar dhe rreziku që ai mund të ‘shpërthejë’ tek zikaltërit është tejet i madh.

Leave a Reply