Polonia “shuan ëndërrat” kuqezi midis Tiranës (VIDEO)

Polonia i ka “shuar ëndërrat” kuqezi  që sonte për një kualifikim të mundshëm në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndër ndeshjet më të rëndësishme të “kuqezinjëve”, të cilët shpresonin shumë edhe në ndihmën e tifozëve, të cilët ishin pa dyshim futbollisti i 12-të, që i dhanë hijeshi këtij takimi, përveç minutës së 77-të, gjatë shënimit të golit nga ana e rezervistit Sviderski, kur e gjuajtën me shishe plastike.

Deri te ky reagim i tifozëve shqiptarë erdhi edhe pas provokimit të futbollistit kundërshtarë, i cili festoi pikërisht para grupit të tifozëve “Plisat”, një ndër tifozëritë më të zjarrta shqiptare.

Pas kësaj disfate, Shqipëria tashmë ndodhet në pozitën e tretë dhe fatin nuk e ka në duart e saja, pasi për vendin e dytë tashmë vendos Polonia, që edhe e mbizotëron atë me 17 pikë, dy më shumë se kombëtarja shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply