Pamje të frikshme nga Kosova, futbollistët përfundojnë në spital me këmbë e hundë të thyera

Klubi futbollistik Kika me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ndeshja me Ferizajin bëri që lojtarët e tyre të përfundojnë në spital, shkruan Sheshi.info

Ndeshja e cila është zhvilluar sot në Ligën e Parë ndërmjet Ferizajit dhe Kikës ka sjellur pamje shqetësuese, derisa klubi nga Hogoshti theksoj se vendasit kanë luajtur ragbi e jo futboll.

Klubi i Kikës shtoi se ndeshja nuk është ndaluar nga gjytari por vetëm pas ndërhyrje të mjekëve.

Njoftimi i klubit:

FC Ferizaj 1- 0 KF KIKA

Pësojmë humbje minimale në minutat e fundit të ndeshjes nga FC Ferizaj, klub i cili sot nuk luajti futboll, por ragbi.Futbollistët e Ferizajt gjatë 90 minutave luajtën lojë të ashpër duke ia thyer hundën sulmuesit Lirian Feratit i cili përfundoi në spital. Po ashtu, një ndërhyrje horror ndaj mesfushorit Valmir Ferati të cilit iu thye këmba duke e dërguar në spital me urgjencë.

Gjyqtari në këtë rast nuk e ndal as ndërhyrje të palejuar në favor të Kikës, përveç që nuk e ndal ndërhyrje të palejuar, as nuk e ndërpret lojën për ndërhyrjen e mjekëve. Vlen të theksohet përkëdhelja e gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj klubit të Ferizajt i cili e deshti fitoren më shumë se vet futbollistët vendas.

KF KIKA shpreh shqetësimin për ndarjen e drejtësisë ndaj klubit tonë në disa ndeshje radhazi, prandaj presim reflektimin e gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme.

Leave a Reply