Shpallet zyrtarisht fajtori për vdekjen e argjentinasit Emiliano Sala

Edhe zyrtarisht është bërë i ditur emri për vdekjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.

Ish-futbollisti i Nantes humbi jetën në një aksident ajror në Kanalin Anglez bashkë me pilotin 59-vjeçar, David Ibbotson.

I akuzuari është David Henderson, i cili është organizatori i udhëtimit të 28-vjeçarit nga Franca drejt Uellsit, pasi kishte nënshkruar me Kardif Sitin.

66-vjeçari u akuzua se kishte vënë jetën e Salas në rrezik për autorizimin e pamatur në kushtet e fluturimit.

Trupi i argjentinasit u gjet në bordin e avionit dy javë pas ngjarjes në një thellësi prej 67 metrash, ndërsa trupi i pilotit 59-vjeçar nuk u gjet kurrë.

Leave a Reply