Një penalti me VAR shpëtoi Juven nga disfata në “Meaca” përballë Interit (VIDEO)

Interi dhe Juventusi kanë ndarë pikët në “Xhuzepe Meaca” në kauadër të javës së nëntë të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 17-të me Edin Xheko. Boshnjaku shfrytëzoi një top i cili përfundoi në këmbët e tij pas një goditje të Çalhanogllu që fillimisht preku shtyllën.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve, me të dytën që nis me një Juventus pak me insistues për të gjetur golin e barazimit.

Në minutat e fundit kur Interi po bëhej gati të festonte një fitore të rëndësishme, VAR i akordon një penallti “bardhezinjve” e cila kthehet në gol nga Paulo Dybala.

Ky vendim irritoi trajnerin e Inzaghi i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në vendin e 3 me 18 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 6 me 15 pikë.

Leave a Reply