Java 12-të vjen me orar të ri

Java e 12-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet me një termin të ri, kjo edhe për shkak të raundit të dytë të zgjedhjeve në vendin tonë, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nis të premten me ndeshjen derbi, FC Shkupi – Bregallnica. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, aty ku FC Shkupi nuk njeh disfatë, duke regjistruar 4 fitore të njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe atë të Kupës kundër Tikveshit.

Në anën tjetër Bregallnica si mysafir ka regjistruar vetëm 1 fitore në 5 ndeshje, ashtu që skuadra nga Shtipi do ta ketë shumë të vështirë edhe në këtë transfertë në Shkup.

NDESHJET TJERA – Ndërkohë vetëm një ditë më vonë, të shtunën në program janë edhe 5 takimet tjera, ku spikat ndeshja në Strugë, aty ku mejdanin do të ndajën Struga Trim Lum dhe Akademia Pandev. Shkëndija në Tetovë nuk duhet të ketë probleme përballë Tikveshit, ndërkohë Renova e Qatip Osmanit pas dy disfatave të njëpasnjëshme, në Kupë kundër Shkëndijës dhe në kampionat kundër FC Shkupit, do të kërkojë të këndellet në Shkup përballë Skopjes së Lupço Markovskit.

Makedonija GJ.P do të udhëtojë për në Manastir për tu përballur me Pelisterin, ndërkohë në Veles, Boreci do të mirëpret Rabotniçkin, me shpresë se do të marrë pikët e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Jane Nikolloski. (infOSport.mk)

LPFMV, java 12

FC Shkupi 29.10 (14:00h) Bregallnica
Struga Trim Lum 30.10 (14:00h) Ak.Pandev
Shkëndija 30.10 (14:00h) Tikveshi
Skopje 30.10 (14:00h) Renova
Pelisteri 30.10 (14:00h) Makedonija GJ.P
Boreci 30.10 (14:00h) Rabotniçki

Leave a Reply