Nesër mësojmë çiftet çerekfinaliste të Kupës

Të martën (nesër) në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë me fillim në ora 12:00 do të hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjet e kësaj faze në program janë me datë 24 nëntor, ndërsa edhe këtë herë do të kemi vetëm nga një ndeshje, që d.m.th se skuadrat fituese do të kalojnë në gjysmëfinale.

Megjithatë fillimisht duhet të mësojmë çiftet çerekfinaliste, e ku në garë janë skukadrat si, Shkëndija, FC Shkupi, Struga Trim Lum, Makedonija GJ.P, Pelisteri, Bregallnica, Vardari dhe Sileksi.

Leave a Reply