Besmir Bojku flet për shortin çerekfinal dhe kundërshtarin e tyre Shkëndijën

Struga Trim Lum tashmë ka mësuar emrin e skuadrës kundërshtare në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Kundërshtarë i skuadrës strugane do të jetë Shkëndija, një ndër skuadrat pretendente për ti shkuar këtij kompeticioni deri në fund, njofton “infOSport.mk”.

Nga tabori i skuadrës strugane rreth kundërshtarit të ardhshëm në kuadër të Kupës, ka folur Besmir Bojku, i cili njeh shumë mirë kualitetet e skuadrës tetovare, pasi një kohë bukur të mirë kishte veshur fanellën e Shkëndijës.

“Fatkeqësisht do të përballemi me një ndër skuadrat më të mira në ligë, në fushën e tyre, para tifozëve të tyre, por sigurisht se shansin e shohim se luajmë vetëm një ndeshje, vetëm 90-të minuta, ashtu që mund të ndodh gjithçka. Jemi shumë të motivuar, pasi do të përballemi me një skuadër si Shkëndija, që ka histori dhe kualitet” – është shprehur Bojku për faqen zyrtare të F.C Struga.

Kujtojmë Struga Trim Lum në raundin e parë të Kupës eliminoi Sasa-n, ndërsa në 1/8 e finales falë penaltive i’a doli të eliminojë Borecin.

Ndeshjen e tretë të këtij viti në kuadër të Kupës kundër Shkëndijës së Tetovës, Struga Trim Lum do ta zhvillojë si mysafir me datë 24 nëntor. (infOSport.mk)

Leave a Reply