Rikthehet Liga e Kampionëve, ja cilat sfida na presin sonte

Mbrëmjen e sotme rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Plotë 8 ndeshje do të jenë në program, e ku premtohet dhe spektakël. Gjithçka do të nis nga ora 18:45, kur në program janë dy ndeshjet e para. Kampioni në fuqi, Çelzi do të sfidojë në transfertë Malmon. Një fitore për “blutë” e Londrës përkthehet me një kualifikim në raundin tjetër.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet dhe ndeshja Volfsburg-Salzburg.

Në orën 21:00 do të luhen 6 takime, ku spikat takimi midis Atalantas së Berat Gjimshitit dhe Mançester Junajtedit të Kristiano Ronaldos. Të dyja skuadrat kanë synim kualifikimin për më tej.

Barcelona do të luajë në transfertën e largët të Kievit ndaj Dinamos ku synon vetëm fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim për në fazën e 1/8-ve.

Bajern Munih – Benfika është ndeshja tjetër e grupit “E”, ku fitorja për “bavarezët” vlen kualifikim, njëjtë sikurs edhe për Juventusin, në rast se “bardhezinjtë” mundin Zenitin.

Sevija do të masë forcat në shtëpi ndaj kampionëve të Francës, Lilë, ndërsa takimi i fundit është ai midis Vijarealit dhe Jang Bojs, në kuadër të grupit “F”. (infOSport.mk)

Leave a Reply