Rikthehet Berat Gjimshiti, gati për të ndihmuar Shqipërinë dhe Atalantën

Më në fund lajme të mira për Kombëtaren shqiptare. Berat Gjimshiti ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer për tu grumbulluar me skuadrën e tij, Atalantën.

28-vjeçari u dëmtua në sfidën ndaj Hungarisë duke thyer krahun, por pas më shumë se tre javësh, Gjimshiti është grumbulluar nga trajneri Gasperini për sfidën që zikaltrit do të luajnë ndaj Mançester Junajtedit mbrëmjen e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi kuqezi humbi 4 ndeshje në Serinë A me Atalantën dhe 1 në Ligën e Kampionëve duke qenë një mungesë e rëndësishme. Ky është lajm i mirë për Kombëtaren kuqezi që për 10 ditë do të zbresë në fushë përballë Anglisë ndërsa në datën 15 kuqezinjtë presin në ‘’Air Albania Stadium’’, Andorrën.

Leave a Reply