Alban Beqiri, boksieri shqiptarë që shkroi historinë midis Beogradit

Alban Beqiri ka mbyllur sot garimin e tij historik në Botërorin e Boksit që gjatë këtyre ditëbe u mbajt në Beograd të Serbisë. Beqiri këtë event të rëndësishëm boksi e mbylli me një medalje të bronztë.

Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.

Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes ndikoi në sfidën vendimtare të Beqirit, i cili synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71 kilogramë.

Musaev arriti ta mbante larg boksierin shqiptar duke siguruar me goditje nga distanca pikët që i duheshin për të siguruar praninë në finale.

Gjithsesi, kjo mbetet një pjesëmarrje historike për boksierin kuqezi, i cili fitoi ndeshjet me rradhë derisa arriti në gjysmëfinale ku edhe humbja i’a siguroi medaljen e bronztë, e para në historinë e Shqipërisë në një aktivitet të këtyre përmasave.

Leave a Reply