Bardhi, Musliu, Elmas, Velkovski gati për të shkruar një histori të re me Maqedoninë

Enis Bardhi, Visar Musliu, Dare Velkovski, Elif Elmas, Tihomir Kostadinov, Dorian Babunski, janë emrat e futbollistëve që sot do të pretendojnë të shkruajnë një histori të re me Maqedoninë. Gjithë këto emra 4 vite më parë luajtën për herë të parë në një europian, edhe atë me Maqedoninë U21, ndërsa një pjesë e tyre vitin e kaluar një gjë të tillë bënë edhe me përfaqësuesen A të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Të njëjtit sonte  kanë mundësinë të shkruajnë edhe historinë më të re të përfaqësueses së Maqedonisë, duke siguruar një vend për në ndeshjet e balotazhit, përmes të cilave për herë të parë do të kërkonin një kualifikim në një Botëror.

Për të arritur një gjë të tillë, Maqedonia duhet të mund Islandën sot në ndeshjen e fundit të grupit “J”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”. Ndeshja e sotme është finalja e parë, nga gjithsej 3 që e presin Maqedoninë e Bllagoja Milevskit. (infOSport.mk)

Leave a Reply