Renovës nuk i mjaftoi eurogoli i Burhan Mustafov (VIDEO)

Renova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 përballë Tikveshit në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë, që kjo skuadër e zhvilloi si vendas, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse favoritë në letër, ekipi nga Xhepçishti nuk arriti të mund ekipin e Tikveshit, që me Vlatko Kostovin në krye, po frymon më ndryshe, duke treguar stabilitet dhe lojë të mirë në vazhdimësi.

Pikërisht Kostov, ndoshta ishte edhe më i merituari për këtë pikë të Tikveshit, pasi mjaft mirë kishte analizuar lojën e “gjipspunuesve”, të cilët edhe përkundër inciativës që kishin, nuk arritën të shënojnë gjatë 45 minutave të para.

Një gjë të tillë bënë në minutën e 56-të, duke iu falënderuar mesfushorit Burhan Mustafov, i cili realizoi një super gol nga distanca.

Megjithatë Tikveshi u kundërpërgjigjë në minutën e 72-të me anë të kamerunasit Anael Barga Ngoba, i cili realizoi për 1:1, duke shënuar kështu golin e tij të katërt me fanellën e skuadrës nga Kavadari.

Ky barazim nuk ishte edhe epilogu më i mirë i këtij takimi, pasi Renovën e largon nga pozitat që sigurojnë Europën, ndërsa në anën tjetër, Tikveshit i’a vështirëson rrugëtimin drejt mbijetesës, pasi këta të fundit ende ndodhen në pjesën e rrezikshme të renditjes tabelare.

Renova me 27 pikë renditet në pozitën e katrët, ndërkohë Tikveshi me 15 pikë mban vetëm pozitën e 10-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply