Barazim spektakolar 3:3 në miqësoren e dytë Maqedoni-Kosovë!

Përfaqësueset e Maqedonisë dhe Kosovës, gjenerata 2002-2003 sot në stadiumin “Petar Milloshevki” pranë FFM-së zhvilluan edhe takimin  e dytë miqësorë që u mbyll me shifrat 3:3, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia e nisi më mirë takimin, dhe falë Trpçevskit avansoi me rezultatin 1:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, derisa në të dytën “Dardanët” shpërrthyen shumë shpejt. Ata brenda  15 minutave (57-72m), shënuan 3 gola për të rikthyer rezultatin në favorin e tyre.

Fillimisht shifrat i barazoi Orges Sjarina, më pas Andi Kadriu shënoi për 2:1, derisa Orges Sjarina me golin e dytë personal çoi shifrat në 3:1.

Mirëpo, Maqedonia e Veriut iu shmang humbjes me golat e shënuar nga Luan Abazi (74′)dhe Todorovskit nga penaltia (78′).

Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar me 16 dhjetor Maqedonia e Veriut falë golit të shënuar nga sulmuesi shqiptarë i Vill të Zvicrës, Luan Abazi kishte shënuar fitore minimale 1:0. (infOSport.mk)

Maqedonia e Dragan Kanatllarovskit sot lujati me këtë formacion:
Nikollovski, Jankullovski, Stojçevski, Krstevski, Todorovski, Ramadani, Fetai, Georgievski, Ignjatov, Maleski dhe Trpçeski.
Bankina rezervë: Alçeski, Angjelkovski, Nezirovski, Stojmenov, Feta, Zlatkov, Abazi, Kalkan, Petejçuk, Krstevski, Miserdovski;

Leave a Reply