Fitor Rexhepi largohet nga Besa e Dobërdollit!?

Kumanovari Fitor Rexhepi pritet të largohet nga KF Besa e Dobërdollit pas vetëm një gjysmësezoni të kaluar tek kjo skuadër.

Rexhepi skuadrës nga Gostivari iu bashkua në fillim të këtij sezoni nga rradhët e Vardarit.  Megjithatë e ardhmja e tij te Besa e Dobërdollit nuk duket të jetë e sigurtë, pasi për Rexhepin interesohen disa skuadra, përfshirë këtu edhe nga Liga e Parë.

Në ditët në vijim do të dihet se çfarë do të ndodh me futbollistin e talentuar kumanovar, nëse do të largohet nga Besa apo do të qëndroj te kjo skuadër, e cila edhe përkundër ambicieve të larta para fillimit të sezonit aktual, si duket në pranverë do të luftojë për mbijetesë.

KF Besa e Dobërdollit sezonin vjeshtor  në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 9-të me 13 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply