E bujshme, Juve në janar transferon sulmuesin e Arsenalit, Obamejang!

Pier Emerik Obamejang është lënë jashtë skuadrës së parë të Arsenalit tashmë plotë 11 ditë, kjo se tekniku Mikel Arteta e dënoi atë për shkak të sjelljeve jo të hijshme.

Gabonezi tashmë ka humbur 3 ndeshjet e fundit të skuadrës londineze, e mbi të gjitha ka humbur edhe shiritin e kapitenit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse Arteta do e rikthejë atë në skuadrën e parë.

Mediat angleze shkruajnë se “Topçinjtë” janë duke menduar për shitjen e 32 vjeçarit që në afatin e janarit.

“Tuttosport” ka bërë të ditur që Juventusi është  i gatshëm për ta sjellë atë në Torino gjatë këtij dimri.

“Zonja e Vjetër” po kërkon të shfrytëzojë situatën e vështirë të cilën po kalon futbollisti dhe tashmë ka bërë gati ofertën prej 15 milionë eurosh në drejtim të skuadrës nga Londra.

Obamejang ka një kontratë me londinezët deri në vitin 2023, ndërkohë në Londër erdhi para 4 vitesh si një përforcim i madh nga Borusia Dortmund, për shumën e 64 milionë eurove.

Leave a Reply