Premierliga dhuron spektakël, 26 gola në 5 ndeshje, skuadrat e mëdha bëjnë ligjin (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme në Premierligën angleze janë zhvilluar 4 ndeshje mjaft interesante, që prodhuan spektakël dhe plotë 22 gola, njofton “infOSport.mk”.

Mançester Siti ka vazhduar me serinë e fitoreve, pasi sot mundi Leçesterin me rezultatin 6:3.  Sterling realizoi dy gola në këtë ndeshje për “citizens”, ndërsa nga një gol realizuan edhe De Brujne, Mahrez, Gjundogan dhe Laporte, derisa për Leçester shënuan Madison, Lukman dhe Ihenaço.

Pas 19 xhirove Mançester Siti kryeson renditjen me 47 pikë, 6 më shumë se ndjekësit e Liverpullit, që kanë një ndeshje më pak.

Fitore të thellë këtë xhiro regjistroi edhe Arsenali që me shifrat 5:0 mundi Noruiçin e Milot Rashicës. Ky i fundit nuk u paraqit fare në këtë takim, pasi është i lënduar, ndërsa Granit Xhaka bëri edhe një tjetër ndeshje të mirë pas rikthimit në fushat e blerta, ku mungoi për rreth një muaj.

Totenhami falë golave të shënuar nga Kejn, Moura dhe Son Heung-Min mundi Kristal Pallasin me shifrat  3:0.

Paraqitje fantastike e Armando Brojës me fanellën e Sauthemptonit, skuadër kjo që si mysafir mundi Uest Hamin. Broja edhe në këtë ndeshje ishte titullarë, ndërsa në minutën e 61-të përfitoi penalti, të cilën në gol e shndërroi Prouse.

Përveç tij për Sauthemptonin shënuan edhe Eljunui dhe Bednarek, ndërkohë për Uest Hamin të saktë dolën të jenë Antonio dhe Benrahma.

Fitore shumë të rëndësishme morri edhe Çelzi, që me shifrat 3:1 mundi Aston Villan e Stiven Zherard në transfertë.

Zhorzhinjo u tregua i saktë dy herë nga pika e bardhë, ndërsa pas një kohe të gjatë në listën e golashënuesve te Çelzi, u regjistrua edhe Romelo Lukaku. (infOSport.mk)

Leave a Reply