FC Shkupi, akord me brazilianin 23-vjeçar Inacio!

Mesfushori i qendrës, braziliani Kueven da Silva Inacio, me shumë gjasa do të jetë përforcimi i parë i FC Shkupit gjatë vitit 2022-të, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë 23-vjeçar, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në Brazil, ndërsa gjatë viteve 2017-2019, i njëjti kishte provuar veten në futbollin grek, te skuadra e Kerkyra, duke luajtur fillimisht me ekipin e të rinjëve të kësaj skuadre, e më pas të debutoj edhe me ekipin e parë.

Megjithatë janarin e vitit 2020, Inacio u rikthye në Brazil, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e Atletico Monte Azul – SP, që garon në Campeonato Paulista A2. Me këtë skuadër Inacio ka kontratë deri gushtin e vitit 2022-të, ashtu që me shumë gjasa te FC Shkupi, i njëjti do të luaj në formë huazimi.

Nga skuadra e Atletico Monte Azul – SP, më parë te FC Shkupi kishte luajtur edhe mbrojtësi Padu,i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Llapit në Superligën e Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply