Ak. Pandev transferon sulmuesin Gorgiev

Akademia Pandev ka prezantuar sulmuesin Pepi Gorgiev, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kampione të Shqipërisë, Teutës, njofton “infOSport.mk”.

Ai kësaj skuadre iu bashkua verën e vitit që lamë pas nga rradhët e Sileksit. Me skuadrën nga Durrësi u paraqit në gjithsej 25 ndeshje, 15 prej të cilëve në Superligën shqiptare, aty ku gjeti edhe 4 gola, ndërkohë 1 gol tjetër kishte shënuar edhe në kuadër të Kupës së Shqipërisë, ku kishte zhvilluar 3 ndeshje.

4 ndeshje me Teutën bëri edhe në eliminatoret e UEFA Europa Conference League, 2 në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, ndërsa gjithashtu luajti edhe në finalen e SuperKupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë së Shkodrës, në të cilën ndeshje Teuta kishte shënuar fitore të pastërt 3:0.

Megjithatë edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme, që Gorgiev të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionëve të Shqipërisë, ashtu që vendosi të rikthehet në futbollin vendor. Kujtojmë i njëjti ishte në bisedime edhe me Struga Trim Lum, skuadër kjo që tashmë kërkon një sulmues nga jashtë Maqedonisë.

Gorgiev është përforcimi i parë për skuadrën nga Strumica, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë, menjëherë pas FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply