Artan Borova flet për fazën përgatitore dhe miqësoret e Voska Sport

Futbollistët e Voska Sport nesër do të kenë grumbullimin e parë në vitin 2022, njofton “infOSport.mk”. Skuadra do të tubohet në Ohër, aty ku edhe pritet që të zhvillojë fazën e përgatitjeve. Lidhur me të njëjtën si dhe ndeshjet kontrolluese që do ti zhvillojë Voska Sport në këtë periudhë, për portalin tonë foli drejtori sportiv i kësaj skuadre, Artan Borova.

“Prej nesër skuadra do të vihet nën urdhërat e trajnerit Rade Cicmiloviq për të zhvilluar fazën e përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, e ku shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe të shkruajmë historinë. Fazën e përgatitjeve do ta zhvillojmë në Ohër, ndërsa gjithashtu kemi paraparë të zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese, ku veçmë pjesën më të madhe i kemi caktuar. Na ka mbetur vetëm një termin i lirë, ashtu që jemi duke punuar në gjetjen e kundërshtarit” – u shpreh për “infOSport.mk”, drejtori sportiv i Voska Sport, Artan Borova.

Ndeshjen e parë miqësore Voska Sport do ta zhvillojë kundër ekipit shqiptarë nga Prilepi, Bratsvo – Zhitoshë me 22 janar. 4 ditë më vonë do të takohen me Struga Trim Lum, ndërsa me datë 29 do të masin forcat me Renovën.

Me 6 shkurt do të luajnë kundër Borecit në Veles, ndërsa me datë 12 do të kenë provën gjenerale kundër Pobedës në Prilep.

Janë këto emrat e skuadrave kundërshtare të Voska Sport, që pret të caktojë edhe një miqësore me datë 2 shkurt.

Kujotjmë stinori pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim starton me 19 shkurt, ndërsa ndeshjen e parë Voska Sport do ta zhvillojë kundër Kadinos në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply