Voska Sport nis përgatitjet për stinorin pranveror ku kërkon të shkruajë historinë!

Pas pushimit prej më shumë se 3 javësh, skuadra e Voska Sport është rikthyer në terrenet e futbollit, për të vijuar me përgatitjet për stinorin pranveror, e ku kjo skuadër synon të shkruaj historinë, duke kërkuar inkuadrimin në Ligën e Parë, qoftë direkt, apo përmes ndeshjes së balotazhit, njofton “infOSport.mk”.

Në seancën e parë të trajnerit Rade Cicmiloviq, prezent ishin të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe blerjet e reja, Altin Lloga, Argjent Gafuri, Darko Razmoski dhe Dejan Siljanovski, të cilët pritet të shtojnë edhe më shumë konkurrencën dhe cilësinë në skuadrën tonë.

Që  të gjithë futbollistët, para se të dilnin në fushën e gjelbërt, iu nënshtruan testeve për Covid si dhe kontrolleve të zakonshme nga ana e stafit të mjekëve të skuadrës, të cilët konstatuan se gjithçka është në rregull me të gjithë futbollistët, të cilët i pret një fazë e lodhshme përgatitore, me qëllim që frytet ti kultivojmë në pranverë, atëherë kur do të diskutojmë ndeshjet kampionale.

Kujtojmë Voska Sport stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e dytë me 32 pikë, 9 më pak se Sileksi i vendit të parë, por njëkohësisht duke lënë pas vetes gjigandët e Vardarit, që përfunduan në pozitën e tretë me 29 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply