Besnik Ferati largohet nga Ak.Pandev, gati për të veshur fanellën e FC Shkupit

Besnik Ferati edhe zyrtarisht ka ndërprerë bashkëpunimin me Akademia Pandev, te e cila skuadër u transferua janarin e vitit të kaluar. Edhe pse i njëjti me skuadrën nga Strumica kishte kontratë deri qershorin e vitit 2023-të, vendosi që ta ndërpresë atë para kohe, kjo edhe shkaku i largimit të trajnerit, Aleksandar Vasoski, i cili sot u prezantua te skuadra e njohur boshnjake e Sarajevës.

Ndërkohë burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se 21-vjeçari do të rikthehet te skuadra e tij e fëmijërisë, FC Shkupi, skuadër kjo që këtë vit po luftonë për titullin e kampionit.

Me Feratin, mesfusha e Akademia Pandev do të përfitonte në cilësi, por edhe në konkurrencë të fortë, duke pasur parasysh emrat që militojnë te skuadra nga Çairi.

Kujtojmë Besnik Ferati verën e vitit 2018-të pikërisht nga rradhët e FC Shkupit ishte transferuar te skuadra e Partizanit nga Tirana, edhe pse paraprakisht i njëjti kishte qenë në prova edhe te skuadra e njohur turke e Fenerbahçes. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply