Struga Trim Lum huazon sulmuesin e Shkëndijës!

Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e drejtuesve të Shkëndijës për transferimin e Klisman Cake nga rradhët e Struga Trim Lum, “infOSport.mk” mëson se shumë shpejtë do të ndodh edhe një transferim tjetër, këtë herë në relacionin e kundërt.

Duke pasur parasysh se Struga Trim Lum ka mungesë të një qendër sulmuesi, “infOSport.mk” mëson se palët janë dakorduar që sulmuesi Pa Omar Xhobe ende pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me fanellën “kuqezi”,  të transferohet në rradhët e skuadrës strugane.

Pa Omar Xhobe te Shkëndija erdhi nga skuadra e Sheikh Jamal nga Bangladeshi, ndërsa pas disa ditëve stërvitje, i njëjti kishte bindur drejtuesit e Shkëndijës për të nënshkruar kontratë profesionale.

Megjithatë me shumë gjasa fanellën “kuqezi” Pa Omar Xhobe do ta veshë vetëm sezonin e ardhshëm, ndërsa Struga Trim Lum do të jetë një mundësi e mirë për sulmuesin 22-vjeçar nga Gambia për të treguar vlerat e tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply