Voska Sport godet sërish në merkato

Voska Sport mëngjesin e sotëm ka prezantuar edhe një futbollistë të ri. Fjala është për 20-vjeçarin Vahit Murati, i cili njëherit rikthehet në familjen e madhe të Voska Sport, shkruan “infOSport.mk”.

Murati është me origjinë nga Nerashti i Tetovës, i cili ka dalë nga shkolla e KF Shkëndijës, ndërsa i njëjti më herët ishte transferuar te skuadra shqiptare nga Ohri. Megjithatë për shkak konkurrencës së madhe dhe moshës së re, Murati gjatë stinorit vjeshtorë u huazua te Korabi, te e cila skuadër shkëlqeu, duke realizuar 6 gola.

Pikërisht forma e tij e mirë bindën drejtuesit e Voska Sport për ta rikthyer atë në Ohër. Murati menjëherë u vu nën urdhërat e trajnerit Rade Cicmiloviç, njëjtë sikurse edhe 4 blerjet e këtij afati kalimtarë, Argjent Gafuri, Altin Lloga, Darko Razmoski dhe portieri Dejan Siljanovski.

Ekipi i Voska Sport fazën e përgatitjeve do ta zhvillojë në Ohër, ndërsa gjithashtu drejtuesit e klubit kanë caktuar tashmë edhe disa nga ndeshjet kontrolluese, përmes të cilave trajneri Cicmiloviq do të ketë një pasyrë më të mirë rreth formës së futbollistëve, të cilët në pranverë i pret një luftë e vërtetë me Vardarin dhe Sileksin për dy pozitat e para në renditje në Konferencën e Perëndimit – Liga e Dytë.

Leave a Reply