FC Shkupi prezanton brazilianin Inacio

Braziliani Queven da Silva Inacio është futbollisti më i ri i FC Shkupit. 23 vjeçari  vjen nga rradhët e skuadrës së Atletico Monte Azul, teksa “infOSport.mk” një gjë të tillë kishte paralajmëruar që dy javë më parë.

Inacio pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në Brazil, ndërsa gjatë viteve 2017-2019, i njëjti kishte provuar veten në futbollin grek, te skuadra e Kerkyra, duke luajtur fillimisht me ekipin e të rinjëve të kësaj skuadre, e më pas të debutoj edhe me ekipin e parë.

Inacio bashkë me Fredy Alvarez pritet të përbëjnë dyshen kryesore në mesfushë, teksa i njëjti nga ana e drejtuesve të FC Shkupit vlerësohet si njëri ndër përforcimet më të mira të këtij afati kalimtarë.


FC Shkupi, akord me brazilianin 23-vjeçar Inacio!


Pas nënshkrimit të kontratës, Inacio është prononcuar për faqen zyrtare të klubit nga Çairi, ku mes tjerash shprehet mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës “bardhekaltër”.

“Jam shumë i lumtur dhe i motivuar që do të luaj në këtë skuadër. Unë do të punoj shumë dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Qëllimet e Shkupit janë të qarta dhe pikërisht për këtë arsye jam këtu. Ne do të luftojmë që të bëhemi kampion dhe do të kujdesemi që tifozët tanë të jenë të lumtur dhe krenarë me skuadrën e tyre”, u shpreh braziliani Inacio.

Inacio bëhet kështu përforcimi i katërt i FC Shkupit në këtë afat kalimtarë, pas Azer Omeragiç, Patrik Mensah dhe Besnik Feratit, të cilët të shtunën bashkë me pjesën tjetër të skuadrës do të udhëtojnë për në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve. (infOSport.mk)

Leave a Reply