Dinamo e Tiranës prezanton ish sulmuesin e FC Shkupit

Dinamo e Tiranës gjatë ditës së sotme ka prezantuar 3 emra “big”, që do të risin kualitetin, por njëkohësisht edhe konkurrencën te kjo skuadër, që pas shumë vitesh po luan sërish në mesin e më të mirëve në futbollin elitar shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Ndër 3 përforcimet e prezantuara sot nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Tirana, njëri prej tyre është edhe ish sulmuesi i FC Shkupit, Rexhinaldo Faife.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që javë më parë, ndërsa tashmë gjithçka është bërë zyrtare, me Rexhinaldon që sërish në Superligën shqiptare, aty ku më parë kishte luajtur me skuadrat, si Luftëtari, Laçi dhe Kukësi.

Te Dinamo e Tiranës, Rexhinaldo vjen nga rradhët e skuadrës kazake të Akzhayik.

Sa u përket dy përforcimeve tjera të Dinamos, që të dy vijnë nga Superliga e Kosovës.

Fjala është për Sabien Lilajn, i cili pas një eksperience të gjatë brenda dhe jashtë Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, me të cilën edicionin e kaluar u shpall kampion, si dhe për Denisson, i cili vjen nga skuadra e Drenivës. Braziliani ishte një nga futbollistët më të dalluar të skuadrës drenicake, ndërsa përveç që kishte luajtur në vendlindjen e tij në Brazil, i njëjti një periudhë kishte mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrës së njohur portugeze të Braga.

Që të tre këta futbollistë janë një vlerë e shtuar për skuadrën 18 herë kampione të Shqipërisë, që me 15 pikë nga 15 ndeshje të zhvilluara aktualisht renditet në pozitën e 8-të në elitën e futbollit shqiptarë. (infOSport.mk)

Leave a Reply