As Roshi, e as Çinari, Shkëndija transferon sulmuesin e FC Shkupit!

Edhe përkundër paralajmërimeve të mëdha se te Shkëndija mund të vijnë emra si Odise Roshi, Kristal Abazaj apo Eraldo Çinari, si duket asnjëri prej tyre nuk do të zbarkojë në Tetovë.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se te Shkëndija do të vjen sulmuesi i krahut i FC Shkupit, Kire Markoski.

Ky i fundit ka ndërprerë kontratën me skuadrën nga Çairi, ndërsa i njëjti shumë shpejtë pritet që ti bashkohet Shkëndijës në Antalia të Turqisë, aty ku ndodhet edhe vetë  Markoski me ekipin e FC Shkupit.

Markoski mungoi sot në ndeshjen ndaj Leh Poznan, ndërsa i njëti tashmë pritet që të zhvillojë ndeshjet e para me Shkëndijën e Tetovës në Turqi.

Markoski skuadrës së FC Shkupit iu bashkua në afatin kalimtar të verës së vitit 2021 nga rradhët e Akademia Pandev. Brenda 6 muajve i njëjti me fanellën ‘bardhekaltër” regjistroi 20 paraqitj, duke shënuar 4 gola. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply