Ekipi i vetëm shqiptarë në Ligën e Dytë-Lindje, Bratsvo Zhitoshë përgatitjet për në pranverë i nisi me 8 emra të rinj!

Ekipi i vetëm që garon në Ligën e Dytë – Lindje, KF Bratstvo Zhitoshë tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, aty ku deri në fund do të kërkoj mbijetesën, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të mendojnë edhe përforcimin e skuadrës së tyre në të gjitha repartet, me qëllim që trajneri Romer Muriç të ketë më shumë zgjidhje dhe të ketë një konkurrencë të shëndoshë në skuadër.

Kësisoj drejtuesit e KF Bratsvo Zhitoshë kanë angazhuar plotë 8 emra të rinj, edhe atë Antonio Dimeskin, Drilon Zendelin, Urim Bajramin, Irfan Maksutin, Metin Kerimin, David Caruleskin, Zoran Koteskin dhe Samir Memedin.

Të gjithë këto emra menjëherë janë vënë nën drejtimin e trajnerit Muriç, i cili tashmë disa ditë po analizon blerjet e reja, me qëllim që nga ata të nxjerr më të mirën. KF Bratsvo Zhitoshë nga Prilepi ndeshjen e parë kontrolluese do ta zhvillojë me 22 janar kundër ekipit shqiptarë nga Ohri, Voska Sport. (infOSport.mk)

Leave a Reply