Struga Trim Lum cakton dy ndeshjet e para miqësore

Struga Trim Lum tashmë edhe zyrtarisht ka caktuar dy ndeshjet e para kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë skuadra strugane do ta zhvillojë kundër Renovë në Ohër me datë 21 janar, derisa me 24 janar, përballë do të kenë skuadrën kosovare të Ferizajit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Durrës, aty ku skuadra pritet të zhvillojë edhe dy ndeshje tjera miqësore.

Leave a Reply