Talenti i Dortmundit i thur elozhe Interit

Të mërkurën në mbrëmje, Borusia e Dortmundit do të jetë një transfertë shumë të vështirë në “Xhuzepe Meaca” ndaj Interit, sfidë kjo e vlefshme për grupin “F” në Ligën e Kampionëve. “Zikaltërit” e Antonio Kontes do të synojnë fitoren në fushën e tyre, përballë një rivali direkt për kualifikim. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ndërsa të njëjtin mendim ndanë edhe mbrojtësi i Dortmundit, Manuel Akanji.

“Interin e kemi studiuar, dhe unë personalisht i kam ndjekur në disa ndeshje. Janë shumë të fortë në mbrojtje, ekip agresiv dhe që i thyen shpejt aksionet e kundërshtarëve.  Kjo është një nga pikat e tyre më të forta. Edhe në sulm, lojtarët kanë treguar se dinë të shënojnë. Do të jetë një transfertë e vështirë për ne, por vijmë me besim në këtë sfidë”, – është shprehur, Akanji.

Në dy xhirot e para të grupit, Dortmundi ka marrë 4 pikë, dhe aktualisht kryeson renditjen bashkë me Barcelonën, që ka po aq pikë, ndërsa Interi me vetëm 1 pikë mban pozitën e 3-të, duke lënë pas vetes Slavia Pragën, që gjithashtu ka marrë një barazim.

Leave a Reply