Çavi: Fanella e Barcelonës peshon 20kg më shumë se të tjerat!

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez për të satën herë po ju kërkon më shumë përgjegjësi futbollistëve të tij në fushën e blertë. Ish mesfushori “katalunas” foli menjëherë pas ndeshjes kundër Alavesh, në të cilën Barcelona regjistroi një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

“Mezi e prisnim këtë ndeshje. Provuam skema të ndryshme, me tre, apo edhe me katër mbrojtës. Kaluam në skemën 3-4-3,  gjë që mund të na kushtonte shtrenjtë. Situata nuk është e lehtë. Ne vuajtëm sot, por fituam tre pikë shumë të  rëndësishme. Rrjeta e paprekur, gjithashtu është një gjë shumë e rëndësishme, megjithatë mungon ende besimi mes lojtarëve”.

“Alba, Buskets dhe Pike bënë një ndeshje të mirë edhe pse u kritikuan nga mediat. Frankie De Jong gjithashtu luajti mirë. Megjithatë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se fanella e Barcelonës peshon 20 kg më shumë se çdo klub tjetër” – u shpreh Çavi Hernandez.

Leave a Reply