Ramadani te Egnatia transferoi mesfushorin Filip Duranski

Filip Duranski është futbollisti i rradhës nga Maqedonia që do të luaj në futbollin e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori 30-vjeçar ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e Egnatias, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu shkupjan  Zekirja Ramadani.

Duranski te Egnatia u transferua me ndërmjetësim të Ertan Demirit, një tjetër emër i njohur u futbollit vendor, që ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të FC Shkupit, ish Slloga Jugomagnatit, bashkë edhe me Zekirja Ramadanin.

Duranski te Egnatia do të rigjejë plotë 4 futbollistë shqiptarë nga Maqedonia, edhe atë Besart Krivanjevën, Demir Imerin, Besar Isenin dhe Ilirid Ademin, i cili gjithashtu gjatë kësaj merkatoje u transferua te skuadra nga Rrogozhina.

Duranski së fundmi ishte pjesë e skuadrës armene të Sevan, ndërsa i njëjti është një produkt i shkollës së Slavia Pragës. Ai në Çeki kishte luajtur edhe me Mlada Boleslav, ndërsa gjithashtu edhe me ekipine  Sered nga Sllovakia.

Sa i përket karrierës në futbollin vendor, Duranski kishe luajtur me skuadrat si Horizont Turnova, Skopje, Rabotniçki dhe Sileksi. (infOSport.mk)

Leave a Reply