Betis kërkon shërbimet e Rey Manajt

Rey Manaj ka shkëlqyer në fazën përgatitore me Barcelonën. Sulmuesi shqiptar ka shënuar katër gola kur nuk ka luajtur ende 180 minuta të plota me “katalunasit”. Pavarësisht shifrave që flasin në favor të tij, te Barcelona duket se nuk e kanë ndërruar ende planin e shitjes.

Sasuolo, Kadiz dhe Famalikao ishin tre ekipet që kanë shfaqur interesimin e tyre për Manajn. Së fundmi mediat në Spanjë kanë raportuar se edhe Betis ka hedhur vështrimin te lojtari i Kombëtares shqiptare, vlera e të cilit në tregun europian të futbollit kap shifrën e 3milion eurove.

Leave a Reply