LOD-Pekin 2022, gazetari holandez tërhiqet zvarrë gjatë transmetimit nga zyrtari kinez! (VIDEO)

Një gazetar holandez i cili ishte duke raportuar drejtëpërdrejtë nga Lojrat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, është tërhequr zvarrë nga një zyrtar kinez i sigurisë.

Pamjet nga transmetuesi publik holandez NOS treguan se si disa zyrtarë sigurie rrethojnë reporterin, Sjoerd den Daa, kur njëri prej tyre e kapi me forcë, teksa ai qëndronte jo shumë larg stadiumit të Folesë së Zogjve në kryeqytetin kinez.

“Fatkeqësisht, ky është gjithnjë e më shumë realiteti i përditshëm për gazetarët në Kinë”, shkroi më vonë gazeta holandeze, duke shtuar se gazetari i tyre, Den Daas është mirë dhe për fat të mirë kishte mundësi ta përfundonte prononcimin e tij.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se kjo ishte një ngjarje e izoluar dhe nuk do të ndikojë në raportimin e mediave të huaja për Lojërat Olimpike Dimërore, raporton e përditshmja Guardian.

Leave a Reply