Drejtori Sportiv i Voska Sport Artan Borova, flet në prag të stinorit pranveror

Të shtunën edhe zyrtarisht starton stinori pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra shqiptare e Voska Sport që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë, ndeshjen e parë në pranverë do ta zhvillojë kundër Kadinos në Shkup.

Në prag të këtij takimi për faqen zyrtare të klubit nga Ohri, ka folur Drejtori Sportiv, Artan Borova. Ky i fundit thotë se është i kënaqur me fazën e përgatitjeve dhe transferimet e reja në klub, duke kërkuar njëkohësisht edhe përkrahjen e tifozëve nga qyteti i bukur i Ohrit, që sipas tij meriton të shoh futboll elitar.

“Unë si drejtor sportiv i klubit jam tepër i kënaqur nga faza përgatitore e ekipit dhe nga ndeshjet miqësore që i kemi zhvilluar. Ne si klub ju kemi dhënë mundësi adaptimi edhe prurjeve të reja gjatë merkatos së dimrit, e që janë plotë 9  përforcime, të cilët mendoj se me kualitetet që posedojnë do të ngrisin kualiltetin, por edhe konkurrencën në skuadrën tonë” – është shprehur drejtori sportiv i Voska Sport, Artan Borova.

Ky i fundit nuk harron pa falënderuar edhe numrin 1 të skuadrës, Nefi Useinin, i cili nuk ka kursyer asgjë rreth transferimeve të bëra.

“Mos të harojmë të faleminderojmë edhe presidentin e klubit, Nefi Useini, i cili nuk ka kursyer asgjë për të arritur neve deri tek transferimet e planifikuara bashkë edhe me trajnerin Rade Cicmiloviq” – thotë Borova, i cili për në fund kërkon edhe përkrahjen e tifozëve, me qëllim që Ohri me Voska Sport sezonin e ardhshëm të ju sjellë ndeshje elitare.

“Dëshiroj që të kemi një mbarësi dhe një ecuri pozitive në rruëgtimin tonë. Besoj se jemi në rrugën e duhur drejt Ligës së Parë, ndaj dhe apeloj deri tek simpatizantët e Voska Sport për një mbështetje maksimale nga ana e tyre. Voska Sport si asnjëherë më parë ka nevojë për përkrahjen e juaj, edhe atë në secilën ndeshje, me qëllim që në fund së bashkë të realizojmë ëndërrën e gjithë qytetit tonë të bukur të Ohrit, që edicionin e ardhshëm të kemi ndësinë të shohim futboll elitar” – ka përfunduar intervistën e tij Borova për faqen zyrtare të klubit nga Ohri.

Kujtojmë Voska Sport gjatë afatit kalimtarë të dimrit ka transferuar plotë 9 futbollistë të rinj, edhe atë Argjent Gafurin (Renova), Altin Llogan (Veleshta), Darko Razmoskin (Pelister), Vahit Muratin (Korabi), Riste Ilijovskin (Vardar), Ysni Ismailin (Pelister), Musa Mevmedovskin (SV Ried II), Besart Xhemailin (FC Shkupi) dhe portierin Dejan Siljanovskin (FK Skopje).

Leave a Reply