Super goli i Bunjamin Shabanit “shashtris” edhe kundërshtarin (VIDEO)

Struga Trim Lum sot mori fitore kundër Borecit falë super Bunjamin Shabanit që realizoi një supergol. Ajo që bie në sy në videon e golit të kapitenit të Struga Trim Lum, është mbrojtësi i Borecit, Stoimenovski i cili nuk ju beson dot syve, pas atij eurogoli të vërtetë të Shabanit. Ai i habitur me golin që pësoi ekipi i tij, mban me duar kokën, ndërsa në anën tjetër Shabani bashkë me shokë po festonin edhe me pjesën tjetër që ndodheshin në bankinë.

Ky gol i Shabanit i dha fitoren e parë Struga Trim Lum në gjysmësezonin pranveror, pas disfatës nga Shkëndija në Tetovë dhe barazimit me Bregalnicën në Strugë. (infOSport.mk)

Leave a Reply