Mbahet Kuvendi i Regullt i FFM-së për vitin 2022

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur Kuvendin e Regullt për vitin 2022. Në këtë kuvend të pranishëm ishin 55 delegatë nga 58-të që janë gjithsej.

Një nga ndryshimet që u morën në këtë Kuvend, ishte se nga sezoni i ri 2022/23 do të ketë vetëm një Ligë të Dytë dhe e njejta do të përbëhet me 16 ekipe.

Gjithashtu organi më i lartë miratoi buxhetin vjetor të federatës. Mysafirë special në Kuvendin e FFM-së ishin Denis Bastari nga UEFA dhe përfaqësuesi i FIFA-s, Çarls Botman.

Leave a Reply