Liga e Kampionëve vjen me dy sfidat e fundit për raundin e 1/8-ve

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy sfidat e fundit të raundit të 1/8-ve, ku do të dalin dhe dy skuadrat e fundit të kualifikuara për në raundin tjetër.

Juventusi shihet si favorit absolut përballë Viljarealit që në Torino udhëton me rezultatin e barabartë 1:1.

Por në fakt, sipas kompanive të basteve, nuk do të jetë e lehtë për ekipin e Alegrit. Sipas “bookmakers”-ave, fitorja e Juventusit kuotohet me koeficientin 2.0, barazimi me 3.4 dhe fitorja e Vijarealit me 3.8.

Në sfidën tjetër, Midis Lilës dhe Çelzit, në një situatë të zakonshme anglezët nuk do t’i shihnin si ndonjë problem të madh kampionët e Francës, por sanksionet e vendosura ndaj Abramoviçit duket se kanë ndikuar në kuotat e tyre.

Sfida e parë përfundoi 2:0 për “blutë” e Londrës, ndërsa në të dytën ata kuotohen me koeficientin 1,9. Fitorja e Lilës koutohet me 4,2, ndërsa barazimi me 3,3.

Leave a Reply